Opinion 30 April 2024, 16:13 Nga VNA

Propaganda s’të ndihmon dot në SPAK!

Ndaje në Whatsapp
Propaganda s’të ndihmon dot në SPAK!

Që Veliaj është çmësuar me pyetje gazetarësh kjo është e ditur prej vitesh dhe më shumë se e dukshme në një nga ditët më të këqija të karrierës së tij politike. Sot, pas disa orësh në SPAK ku i është dashur t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorëve, Veliaj ka shmangur çdo pyetje të gazetarëve.

I mësuar me enturazhin e kamerave që filmojnë dhe transmetojnë me zell propagandën e tij, Veliaj u shfaq i nervozuar dhe madje i habitur që paska dhe pyetje veç recitimit të përhershëm përpara kamerave. Në pozitat e tij, kanë qenë dhe ish miq apo bashkëpunëtorë të tij, e megjithatë në një moment u është dashur t’u përgjigjen pyetjeve.

Sepse sado e sponsorizuar dhe hapësirë të ketë në media propaganda, ajo që publiku do të dëgjojë është e vërteta. Ajo që del në dritë në ditët më të errëta të politikanëve. Në dritën e SPAK është e qartë që shumë të vërteta të fshehura pas propagandës do bëhen publike. Dhe çdo përpjekje për t’iu shmangur pyetjeve mund të duket si injorim i përkohshëm.

Por ato përgjigje që jepen në zyrat e SPAK janë të përhershme. Dhe atyre nuk u shmangesh dot si gazetarëve. Aty përgjigjesh siç duhet e pa të drejtën e montazhit. Sepse në SPAK të vërtetat kanë çjerrë shumë maska dhe zhbërë shumë propagandë. Por jo vetëm kaq…/ D.M

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme