Opinion 29 April 2024, 19:10 Nga VNA

Elisa braktis paqen me Gaz Bardhin dhe telenovela e Rai3. Çfarë ndodhi sot me marrveshjen mes Bardhit dhe Ramës.

Ndaje në Whatsapp
Elisa braktis paqen me Gaz Bardhin dhe telenovela e Rai3. Çfarë

Duket se paqja e marrveshjes Bardhi- Rama ja ka lënë vendin zhurmnajës së zakonshme të seancave plenare. Pas përplasjeve për çështjen e Olsi Ramës, duket se qetësia e rinisur pas amnistisë sqë arritur mes foltores dhe socialistëve ishte pika kulminante e paqes, apo pazarit siç e konsideron pjesa tjetër e PD. Në fakt, dukshëm me sulmet e fundit ndaj të vëllait dhe kronikës së Rai3, Rama e ka humbur disi qetësine dhe batutat tallëse tashmë ja kanë lënë vendin një përballje më të fortë. Kjo e reflektua dhe në seancën e së hënës. Ku Elisa Spiropali, ndryshe nga qeshjet në duet me deputetet e Foltores, sot kishte veshur kostumin e përhershëm te avokatit pa kushte të Ramës. Edhe pse batutat e saj të mësuara përmendsh, ne fakt nuk ja zbehën zellin Gaz Bardhit të rimarrë protagonizmin në çdo temë të diskutuar. Burime brenda mazhoranxës thonë se Rama është tejet i bezdisur dhe i zemëruar me sulmet ndaj tij dhe Olsit si dhe me programin e Rai3, ku padyshim gjurmët e kryetarit të grupit parlamentar të PD dhe segmenteve të Foltores së Sali Berishës as janë munduar të fshehin gjurmët. Por a do të vijojë të zbatohet dhe më tej marrveshja e arritur nga Gaz Bardhi? E ardhmja duket pak e paqartë po të marrësh parasysh se për reformën zgjedhore, megjithë përpjeket e Gjiknurit dhe Bylykbashit, koha nuk premton. Aq më tepër që PS duket e qartë se nuk ka ndërmend të ndryshojë gjë dhe vendin në komisionin bipartizan ja la Bylykbashit për ti bërë qejfin Berishës dhe për ti gjetur një punë Oerdit i cili pas bashkimit të Gaz Bardhit me Foltores ishte mbeti jashtë orbitës së politikës së ditës. Po kaq e paqartë duket dhe e ardhmja për çështjen e vulës së PD, për të cilën të gjithë palët e interesuara brenda PD-së e dinë se fijet luhen nga një dorë brenda selisë së qeverisë. Ajo që dihet me siguri qshtë që Rama mbetet njeriu më i interesuar për amullinë brenda opozitës. Ndaj nuk është për t’u habitur qe shumë shpejt, Rama të ndryshojë kursin e bashkëpunimit për ti dhënë një mësim foltores si për ti kujtuar se ai ende e ka në dorë rubinetin e të ardhurave me të cilat Rithemelimi prej gati 3 vitesh vijon të prodhojë zhurmë më shumë se politikë./ D.M

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme