Opinion 1 May 2024, 15:23 Nga VNA

Kolegët e tu janë në burg Erion. Aty ku duhet të jesh edhe ti.

Ndaje në Whatsapp
Kolegët e tu janë në burg Erion. Aty ku duhet të jesh edhe

Fjalori i Oxfordit e përcakton kuptimin e fjalës ‘koleg’ si ‘një person me të cilin punon në një profesion ose biznes’. Ditët e fundit mes shumë problemeve me drejtësinë, Erion Veliaj ka përdorur çdo mundësi për t’u dukur si i paprekshëm nga SPAK. Madje duke përdorur vend e pa vend dhe termin “koleg”. Ky shkrim i shkurtër ka për qëllim të ndajë se kush janë dhe kush nuk janë kolegët e Erionit bazuar mbi përcaktimin e Oxfordit.

Siç të gjithë e dimë Veliaj nuk punon në SPAK. Sikundër besoj dhe shpresoj që mes tij dhe prokurorëve që po hetojnë çështjen e inseneratorit të Tiranës nuk ka lidhje biznesi. Pra nga përcaktimi që i bën Oxfordi, Veliaj nuk është koleg me prokurorët e SPAK.

As punonjësit e policisë bashkiake që sekuestrojnë mallin e shitësve ambulantë nuk janë kolegët e Erionit. Drejtorët që marrin mallin e sekuestruar dhe e çojnë tek bizneset e tyre, janë të tillë. Sepse edhe nëse nuk bëjnë biznes bashkë, ajo që i bën kolegë është drejtimi i strukturave të ndryshme të institucionit.

Pastrueset e bashkisë, zonjat për të cilat kujtohen veç për ti përdor për foto, nuk janë kolegët e Erionit. Pastruesit e parave të pista, po. Pronarët e inceneratorëve që djegin plehrat gjithashtu. Sepse nëse me zonjat që pastrojnë me fshesë nuk i lidh as profesioni e as biznesi, me të dytët i lidhin minimalisht lejet e ndërtimit apo milionat nga inceneratori që nuk punoi kurrë.

Gazetarët e terrenit nuk janë kolegët e Erionit. Pronarët e mediave në krahun tjetër, po. Edhe në këtë rast nuk janë kolegë në profesion por në biznes. Erioni u jep leje ndërtimi dhe tendera, pronarët e mediave sigurojnë që linja editoriale të rrijë sa më larg korrupsionit të Erionit.

Politikanët janë kolegë të Erionit. Dhe historia e dhjetë viteve të fundit ka treguar që i lidh profesioni dhe biznesi.  Saimir Tahiri është një koleg i Erionit. Koleg i Erionit është edhe Ilir Beqja, Arben Ahmetaj, Vangjush Dako, Lefter Koka dhe të tjerë. Të akuzuar për korrupsion dhe blerje votash. Bashkëpunimi i tyre ka qenë në nivelin profesional dhe monetar.

Koleg i Erionit është edhe kryeministri. Koleg në qeveri dhe në bashki. Vetëm në zgjedhjet e shkuara për llogari të kryeministrit Veliaj fitoi duke blerë zgjedhjet në të gjithë qarkun e Tiranës. Inceneratori i Tiranës i bën kolegë edhe në biznes.

Erioni ka kolegë edhe në opozitë të cilët i dhuruan në tavolinë postin e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e fundit duke vendosur me qëllim përballë tij kandidatin më të dobët të mundshëm. Siç kishte kërkuar Erioni.

Erioni e di shumë mirë kuptimi e fjalës “koleg”. Ai me qëllim kërkon të turbullojë ujërat duke u ngatërruar me  një përcaktim që është i qartë për të gjithë. Nëse prokurorët e Spak do të ishin kolegë të Erionit, ky i fundit nuk do kishte arsye të frikësohej dhe të gënjente për ta. Nëse gazetarët do të ishin kolegë të Erionit, ky i fundit nuk do ti përçmonte e ti shmangej pyetjeve të tyre. Erion Veliaj vazhdon të mbetet kolegu i Edi Ramës deri sa ky i fundit ta pranojë si të tillë.

Dhe ditën kur të vendosë ta trajtojë si ish koleg, Erioni do kuptojë që kolegë të vërtetë të tij janë ata që Rama i ka flakur ndër vite, për t’u dukur më i pastër se të gjithë ish kolegët e tij!

I takon drejtësisë së re t’i tregojnë Erionit që nuk janë kolegët e Erionit dhe se kolegët e tyre janë prokurë e gjyqtarë të cilët i lidh profesioni dhe jo biznesi dhe t’a dërgojnë Erionin tek kolegët e tij të vërtetë.

Nga Genc Sejko

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme