Opinion 3 July 2024, 20:36 Nga VNA

Guvenratori Sejko kyç gojën për qytetarin e ndjerë që ra pre i skandalit të mikrokredive!

Ndaje në Whatsapp
Guvenratori Sejko kyç gojën për qytetarin e ndjerë që

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi ditën e sotme një konferencë për mediat për të njoftuar ekuilibrat monetarë dhe financiarë të vendit.

Çuditërisht, ndryshe nga konferencat e tjera, sot nuk u pa asnjë gazetar që t’i bënte një pyetje guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nëse ka ndonjë përgjegjësi morale apo nëse ndjen keqardhje për rastin e qytetarit Pal Trashaj, i cili u vetëhelmua pasi ra pre e skandalit të mikrokredive që i zhvatën jo vetëm pasuritë, por edhe jetën.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, fijet e grupit që drejtonte këtë aferë shtrihen deri tek zyrtarë të Bankës së Shqipërisë dhe tek Guvernatori Gent Sejko, të cilët, duke “shpërdoruar detyrën”, kanë sjellë pasoja të parikuperueshme për jetën dhe pronat e mijëra personave.

Guvernatori jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë publike për ngjarjen tragjike, por, mesa duket, edhe gazetarëve u është mbyllur goja që të mos e pyesin për këtë rast. Me gjasë fjalët i ka rezervuar kur t'i vijë radha të dalë para prokurorëve për këtë skandal kriminal.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme