Opinion 27 June 2024, 20:03 Nga VNA

Lindita Nikolla ia justifikoi mungesat Sali Berishes

Ndaje në Whatsapp
Lindita Nikolla ia justifikoi mungesat Sali Berishes

Lindita Nikolla ia justifikoj mungesat Sali Berishes dhe e shpetoi nga humbja e mandatit. Ajo dhe Edi Rama gjykojne se, kur je ne arrest, i ke mungesat me arsye, cfare ben qe te mos e humbesh mandatin por te vazhdosh te jesh deputet.

Edi Rama ka provuar tashme se nuk do t'ia dije per ligje e kushtetute. Ai ka vepruar me dhjetra here kunder kushtetutes, per te cilat eshte shprehur vete gjykata kushtetuese, ndersa ministra te tij kane pohuar se mund ta pezullojne nje nen kushtetues edhe me VKM. Por kesaj rradhe Rama e terheq llastikun nga ana e Berishes.

Kushtetuta thote se kur nje deputet mungon 6 muaj rresht pa arsye, mandati i tij perfundon ose behet i pavlefshem.

Pare nga nje kendveshtrim literal cdo mungese e ka nje arsye. Bie fjala, deputetit mund te mos i doje qefi te shkoje ne parlament. Kjo eshte natyrisht nje arsye, por jo nje arsye e pranuar ligjore. Arsye te pranuara mund te jene nje semundje, nje pengmarrje nga dikush, nje mbetje jashte kufijve per shkaqe te pavarura prej tij, por te qenit nen arrest per shkak te hetimeve per korrupsion, e aq me teper, per shkak se deputetit nuk i ka dashur qefi te zbatoje masen e detyrimit paraqitje te marre nga gjykata, nuk perben arsye ligjore.

Mandati i deputetit eshte vullnet i popullit dhe ai ka vlere kur ushtrohet. Mandati nuk mund te mbahet ne pamundesi per tu ushtruar, pasi ai i takon popullit, jo deputetit. Per sa kohe ai nuk mund ta ushtroje kete detyre, pasi eshte ne arrest, me vendim gjykate, ai nuk mund te jete deputet.

Megjithate, sido qe te jete debati, Rama i kishte te gjitha mundesite per te arsyetuar ne dem te Berishes, per te hequr qafe nga Parlamenti nje kundershtar politik. Por ai nuk e beri kete. Perkundrazi, ai zgjodhi ta mbroje "kundershtarin politik", ai i cili pretendon se ka nsiur nje revolucion kunder tij, e prej te cilit frikesohet deri ne palce!

Ne fakt, kjo eshte dhurata e rradhes ne zinxhirin e gjate te favoreve qe ai i ben Berishes. Vetem gjate ketyre muajve ai i dha Berishes, grupin parlamentar, te drejten per komisione madje, ne menyre te dukshme edhe vulen e partise, pa llogaritur ketu suportin qe mediat dhe oligarket e tij i kane dhene gjate gjithe ketyre 3 viteve revolucion me mullinjte e eres.

Sa vjen e me shume vertetohet ajo cfare eshte thene prej nje pakice te vogel ku perfshij edhe veten: Fatet e Rames dhe Berishes jane te lidhur me njeri-tjetrin ndaj atyre iu duhet te mbajne njeri-tjetrin. Te dy jane ortake te njeri-tjetrit pasi kane perballe nje kercenim serioz: SPAK-un dhe amerikanet.

Ne momentin qe Berisha largohet hapet rruga per largimin e Rames. Per kete arsye eshte ne interesin e Rames te mbaje Berishen ne krye te opozites, ne menyre qe kjo rruge te mbahet e bllokuar. Pra Berisha eshte e vetmja pengese per rrezimin e tij, ndaj per sa kohe opozita nuk bashkohet per te larguar Berishen, lodhet kot per gjithcka, Edi Rma do vazhdoj te jete ne pushtet sado i lodhur e i raskapitur te jete.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme