Politika 6 October 2024, 15:02 Nga VNA

Një ditë para protestës, Berisha: Në 7 tetor fillon mosbindja civile, s’ka kthim deri në krijimin e qeverisë teknike

Ndaje në Whatsapp
Një ditë para protestës, Berisha: Në 7 tetor fillon

Një ditë para protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se ditën e nesërme do të nisë mosbindja civile dhe nuk do të ketë më kthim prapa deri në vendosjen e qeverisë teknike.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se mosbindja civile është rruga e vetme që i ka mbetur shqiptarëve. sh-kryeministri më tej tha se, mosbindja civile nuk fillon nga hiçi, në 7 protesta të realizuara kanë kërkuar që të dëgjohet zëri i tyre, por si përgjigje kanë marrë vetëm burgosjet politike dhe mohim të të drejtave.

“Rreth 24 orë na ndajnë nga dita e madhe e 7 tetori. Në këto orë të fundit, dëshiroj tu adresoj këtë mesazh. Nesër në Shqipëri fillon mosbindja civile, pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike. Në prag të kësaj ngjarjeje historike dua të jap disa sqarime të fundit për qytetarët shqiptarë dhe të adresoj thirrjen time për qytetarët shqiptarë. Kjo mosbindje civile nuk vjen si rrufe në qielli të hapur. Nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit, kundër mafies dhe kundër kreut të krimit të organizuar Edi Ramës. Është radha jonë. Është nisja e kapitullit të fundit të kësaj historie të zezë 11-vjeçare të historisë së Shqipërisë”.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme