Kronika 29 July 2025, 15:13 Nga VNA

Nga “Cinco”, “Bisha”, “Santucio”, deri te “Plaku matuf”, nofkat e anëtarëve të grupit kriminal në Sky ECC

Ndaje në Whatsapp
Nga “Cinco”, “Bisha”, “Santucio”, deri te

Shtatë anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që përmbytën me drogë Europën dhe Britaninë e Madhe gjatë komunikimeve në Sky ECC mbajnë nofka interesante, por në disa raste edhe që i identifikojnë lehtësisht.

Ermir Ndreaj njihet me pseudonimin “Cinco”. Me të njëjtin emër ai zotëron klubet e natës, por edhe kompaninë. Artur Hoxhosmani rezulton me nofkat “Burrelsi”, “Lambo”, “Santucio” dhe “Santocio new”. Vëllai i tij, Klevis Hoxhosmani me pseudonimet “Keli”, siç e thërrasin shkurtimisht shoqëria e tij, dhe “Santucio Brother”. Plarent Dervishaj njihet me pseudonimet “Xio”, “Shoku” dhe “Plaku matuf”, ndërsa Erion Alibej me pseudonimet “Liz”, “Liizzz”, “Krymi” dhe “Noku”. Dy të kërkuarit, Devid Patrut alias Devid Boraj alias Elidon Skëndaj, njihet me pseudonimet “Bisha” dhe “Bisha new”, ndërsa Ilir Lloshi me pseudonimin “Licja”.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme