Politika 11 February 2025, 12:37 Nga VNA

Nën hetim për pengim të hetimeve ndaj Veliajt, reagon deputetja Klotilda Bushka: Kam qenë e dinjitetshme, jam dhe do jem

Ndaje në Whatsapp
Nën hetim për pengim të hetimeve ndaj Veliajt, reagon deputetja

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e SPAK, për të cilat ajo është marrë nën hetim për dyshime se ka penguar hetimet ndaj Veliajt.

Në nisje të komisionit të ligjeve, ajo tha se cdo sqarim do të japë aty ku duhet. Ndërsa sa i takon cështjes së dinjiteti, u shpreh se ka qenë dhe do jetë e tillë.

“Ju sqaroj që ky është një komision ligjesh dhe jo komision hetimor, unë jam drejtuese e komisionit të ligjeve dhe jam duke ushtrua detyrën time. Nëse kam diçka për të sqaruar do ta sqaroj atje ku sqarohen. Sa i takon cështjes së dinjitetit unë kam qenë e dinjitetshme, jam dhe do jem”, tha Bushka.

Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Veliajt.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme