Sociale 8 January 2025, 23:24 Nga VNA

Ndryshimet në deklarimet e të ardhurave, afati i dorëzimit do të jetë 31 marsi

Ndaje në Whatsapp
Ndryshimet në deklarimet e të ardhurave, afati i dorëzimit do

Këtë vit deklarimi i të ardhurave do të ndryshojë. Janë njoftuar tashmë disa ndryshime që do të bëhen dhe që duhen zbatuar nga të punësuarit.

Afati për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave, ose ndryshe DIVA do të jetë 31 marsi dhe jo më 30 prilli.

Ndërkohë që detyrimin e deklarimit do ta kenë të gjithë ata individë që realizojnë mbi 1.2 milionë lekë të ardhura në vit nga mbi 2 milionë që ishte më përpara.

E thënë më thjesht, kush duhet të deklarojë?

Të gjithë ata që marrin mbi 100 mijë lekë në muaj pagë bruto duhet të plotësojnë formularin e deklarimit të të ardhurave.

Deklarimi duhet të bëhet edhe nga të gjithë të dy punësuarit, pavarësisht nivelit të pagave. Këto ndryshime bëhen në kuadër të formalizimit të tregut të pagave dhe rritjes së kontrollit mbi qarkullimin e parasë.

Por sa është numri i atyre që kanë deklaruar deri më tani të ardhurat?

Sipas të dhënave, rezultojnë mbi 73 mijë individë që plotësojnë formularin e deklarimit vjetor të të ardhurave, nga të cilët mbi 24 mijë janë individë dhe mbi 49 mijë janë të dypunësuar./A2

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme