Kronika 17 July 2025, 09:43 Nga VNA

Meta kërkon lirimin, Apeli shqyrton sot ankimimin ndaj arrestit me burg

Ndaje në Whatsapp
Meta kërkon lirimin, Apeli shqyrton sot ankimimin ndaj arrestit me burg

Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shqyrtojë sot ankimimin e ish-presidentit Ilir Meta kundër vendimit të GJKKO që e la në masën e sigurisë arrest me burg. Igerta Hysi është gjyqtarja që do të vendosë për fatin e tij në seancën që mbahet në orën 10. Nuk dihet ende nëse ish-presidenti do të jetë i pranishëm. Ilir Meta është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme