Kronika 16 July 2025, 12:42 Nga VNA

Showbiz në qelitë e burgut. Modelet, bosët e krimit dhe heshtja e institucioneve

Ndaje në Whatsapp
Showbiz në qelitë e burgut. Modelet, bosët e krimit dhe heshtja e

 

Modele dhe vajza të showbiz-it ndër vite kanë frekuentuar qelitë e burgjeve për shkak të lidhjeve që kanë pasur me bosët e krimit. Vizitat e këtyre vajzave, përveçse shqetësim, tashmë janë shndërruar në kryefjalë të lajmeve. Dhe e gjithë kjo ndodh nën hundën e institucioneve.

Rasti më i fundit ishte ai i një modeleje kosovare që dyshohet të ketë pasur takim special me të dënuarin me burg përjetë Laert Haxhiun. Të tjera modele dyshohet të kenë hyrë në burgje të sigurisë së lartë dhe të gjithë kanë heshtur, ose kanë pranuar ryshfet për të lejuar një situatë të tillë. Por kur lajmi po bën shumë zhurmë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar një kontroll blic në të gjitha burgjet.

Hetimet janë kryer për sende të ndaluara që futen në qeli e po ashtu janë këqyrur kartelat e takimeve të disa të burgosurve. Kjo për të parë se kush i ka vizituar ata në burgje dhe si janë miratuar takimet. Për shkak të skandaleve që po zbulohen ditë pas dite, janë bërë ndryshime edhe në radhët e drejtuesve të institucioneve. Altin Ago është emëruar në krye të burgut të Peqinit, kurse Qazim Hoxha në krye të burgut të Elbasanit.

Por gjithçka duket se funksionon me aksion dhe jo në zbatim të ligjit. Ngjarjet bëhen publike vetëm kur bëhet fjalë për vajza të njohura, ndërkohë që brenda qelive me gjasë ka dhe më shumë se kaq. Privilegjet e kriminelëve të rrezikshëm brenda burgjeve nuk janë të panjohura për publikun. Thjesht Drejtoria e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë mbyll njërin sy e të dy veshët për raste të caktuara. Sepse edhe për ata për të cilët drejtësia mendohet se ka dhënë verdiktin, ka dy standarde.

 

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme