Kronika 16 July 2025, 07:56 Nga VNA

Vrasja makabre e Renis Dobrës, pranga Petrit Çakrrit, dëshmitarit okular të vrasjes së Azem Hajdarit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja makabre e Renis Dobrës, pranga Petrit Çakrrit,

Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në Ulëz. Petrit Çakrri u arrestua mbrëmjen e kaluar në Golaj të Kukësit, ndërsa Fatjon Bushgjoka në Tiranë.

Renis Dobra u rrëmbye dhe, pasi e mbytën me litar, tentuan t’i fshehin kufomën duke e hedhur në Liqenin e Shkopetit. Petrit Çakrri, i dyshuari kryesor, ka qenë dëshmitar okular i vrasjes së ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998.

Në kërkim janë shpallur edhe Kristi e Aleksandër Bushgjoka, vëllezër të Fatjon Bushgjokës.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme