Kronika 16 July 2025, 22:12 Nga VNA

Banorët e Kaçinarit akuzojnë Prokurorinë se është bërë “palë me paligjshmërinë”

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Kaçinarit akuzojnë Prokurorinë se

Prokuroria e Lezhës kërkon për herë të dytë pushimin e hetimeve për HEC-et në zonën e Kaçinarit, edhe pasi gjykata i kërkoi që të hetonte zyrtarët e Bashkisë së Mirditës.

Prokuroria e Lezhës kërkon për herë të dytë pushimin e hetimeve në lidhje me koncesionin për ndërtimin e 4 hidrocentraleve të vegjël në Kaçinar të Mirditës, i cili kundërshtohet prej 7 vitesh nga banorët e zonës.

Sipas organit të akuzës, pushimi i hetimeve është kërkuar pasi ndryshe nga kallëzimi i banorëve, nuk janë konstatuar elementë të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Kërkesa për pushimin e hetimeve i është paraqitur gjykatës dhe po shqyrtohet nga gjyqtarja Iva Caca, por vendimi i prokurorisë është pritur me zemërim nga banorët e zonës.

“Ne jemi në këtë betejë prej 7 vitesh dhe për fat të keq, prokuroria është bërë palë me shkelësit e ligjit, në lidhje me këtë koncesion,” tha Gjon Pjetri, banor i Kaçinarit.

“Ne kemi bërë padi ndaj firmës koncesionare dhe Bashkisë Mirditë, për falsifikim dokumentash dhe firmash të banorëve. Por pavarësisht detyrave të lëna nga gjykata në dy raste, prokuroria sërish ka ardhur me kërkesë për pushim, duke mos kryer asnjë veprim hetimor. Kemi dy herë që po dështojnë seancat, pasi mungon prokurori – dhe kjo është absurditet,” shtoi Pjetri.

Në të njëjtën linjë është edhe kryeplaku i fshatit, Simon Gjergj Deda, i cili kundërshton vendimin e Prokurorisë.

“Ky është një koncesion me shumë probleme, që duhet të ishte hetuar siç duhet. Por asgjë nuk është bërë për kallëzimin që ne kemi bërë 5 vite më parë. Gjykata e kishte kthyer dy herë për plotësim hetimesh dhe asnjë nga detyrat e përcaktuara nuk janë marrë parasysh,” tha ai, duke e akuzuar Prokurorinë se është bërë palë me paligjshmërinë.

Koncesioni për ndërtimin e 4 HEC-eve të vegjël në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018. Pas rinovimit të lejeve, kompania “Shperdhaza Energji” ka nisur punën në terren për zbatimin e këtyre projekteve, pavarësisht kundërshtimit të banorëve.

Banorët e Kaçinarit paditën koncesionarin dhe zyrtarët e Bashkisë Mirditë që kishin dhënë lejet në Prokurorinë e Posaçme, por kjo e fundit regjistroi procedim penal për veprat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve” dhe ia transferoi çështjen Prokurorisë së Lezhës./BIRN/

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme