Sociale 1 February 2025, 17:09 Nga VNA

Media shqiptare, raciste dhe e babëzitur për klikime!

Ndaje në Whatsapp
Media shqiptare, raciste dhe e babëzitur për klikime!

Gjyshi shqiptar “ushtar” në shtëpi bari, gjykatësi: Ky biznes s’funksionon pa njerëz si ju- Me këtë titull bombastik, një pjesë e mirë e mediave shqiptare kanë përshkruar sot dramën e një shqiptari 58-vjeçar që është kapur në Angli duke kultivuar 100 rrënjë kanabis. Zenan Lleshi, që përshkruhet si “ushtar me pagesë” apo si “gjyshi trafikant,” është një nga mijëra shqiptarët që jeton në Britaninë e Madhe në kërkim të një jete më të mirë. Siç shkruan media britanike, ai ka punuar më parë në ndërtim, por nuk e ka pasur mundësinë të shlyejë shumën prej 10 mijë paund, të cilën e ka marrë borxh për të shkuar në Angli me gomone.

Ndërsa media britanike është e zellshme për të përshkruar “banditin” e radhës që vjen nga Shqipëria, çuditshëm është pasioni i madh i medias shqiptare për të përshkruar një bashkëkombas me epitete fyese dhe raciste. Ka plot raste kur shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm, janë pjesë e bandave dhe trafiqeve. Ata meritojnë të jenë lajm për aktivitetin kriminal. Por të trajtosh me të njëjtin standard që trajton krerët e bandave, një shqiptar që është kujdesur për 100 rrënjë kanabis për të shlyer lekët me të cilat ka paguar trafikantët, kjo më së paku është mungesë ndjeshmërie dhe etike.

Zenan Lleshi është një shqiptar me halle dhe nuk është kapobandë apo trafikant nga ata që kanë mundësi të paguajnë që të mos ndalohen nga policia apo t’u botohet fotoja në media. Nëse britanikët kanë agjendën e tyre për të ndalur emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve duke përdorur median e tyre, media jonë çfarë agjende ka që shndërrohet në vasale të qëllimeve të tyre? Nuk luftohet emigracioni i paligjshëm duke denigruar dinjitetin njerëzor!

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme