Sociale 31 January 2025, 09:38 Nga VNA

Dëmi mesatar nga sigurimi i detyrueshëm i mjeteve ra për të dytin vit radhazi në 2024

Ndaje në Whatsapp
Dëmi mesatar nga sigurimi i detyrueshëm i mjeteve ra për të

Dëmi mesatar i paguar nga kompanitë e sigurimit për sigurimin e detyrueshëm motorik TPL pësoi rënie për të dytin vit radhazi në 2024. Sipas statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për vitin e kaluar dëmi mesatar i paguar nga sigurimi i brendshëm për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta zbriti në 156 mijë lekë, 7.1% më pak krahasuar me një vit më parë.

Në total, dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit për këtë produkt vitin e kaluar arritën në 4.27 miliardë lekë, në rritje me 26.2% krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, raporti i thjeshtë mes dëmeve të paguara bruto dhe primeve të shkruara bruto u rrit në 33.6%, nga 29.1%

Sigurimi i brendshëm TPL mbulon përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta. Ky sigurim i detyrueshëm me ligj përbën edhe shtyllën kryesore të tregut të sigurimeve në Shqipëri, me pothuajse 57% të primeve të shkruara bruto dhe 54% të dëmeve të paguara bruto në sigurimet e Jo-Jetës.

Statistikat e detajuara të llogarive teknike nga AMF tregojnë se produkti i sigurimit të detyrueshëm motorik TPL në vazhdimësi në vitet e fundit ka qenë fitimprurës për kompanitë e sigurimit.

Që nga fillimi i vitit 2025, kompanitë e sigurimit në vend kanë nisur aplikimin e primeve të diferencuara për sigurimin TPL, mbështetur mbi disa faktorë rreziku. Për shumicën e drejtuesve të mjeteve, sistemi i ri ka sjellë rritje të primit vjetor të sigurimit të detyrueshëm të mjetit.

Në terma mesatarë, për të gjitha produktet e tregut të Jo-Jetës, vitin e kaluar një dëm i ndodhur u kushtoi siguruesve shqiptarë mesatarisht 112 mijë lekë ose rreth 1140 euro. Të dhënat nga AMF treguan se për vitin 2024 dëmi mesatar në sigurime u rrit me 4.7% krahasuar me një vit më parë.

Dëmet më të kushtueshëm në terma mesatarë janë ato në pronë. Vitin e kaluar, një dëm në pronë u kushtoi mesatarisht kompanive të sigurimit më shumë se 3.3 milionë lekë, me një rritje të fortë prej 44.6% krahasuar me një vit më parë.

Për sigurimet motorike, duke përfshirë të gjitha produktet, dëmi mesatar ishte 170 mijë lekë, në rënie të lehtë me 1.3% krahasuar me një vit më parë.

Dëmet që mbulohen nga kartoni jeshil janë shumë më të shtrenjta në raport me dëmet brenda vendit. Për vitin 2024, dëmi mesatar në produktin e kartonit jeshil ishte 892 mijë lekë, në rritje me 68.4% krahasuar me një vit më parë.

Në total, për vitin 2024, kompanitë e sigurimeve paguan rreth 8.66 miliardë lekë dëme, në rritje me 24.4% krahasuar me një vit më parë. Raporti mes dëmeve të paguara bruto dhe primeve të shkruara bruto u rrit gjithashtu në 35.3%, nga 30.4% që kishte qenë një vit më parë./MONITOR

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme