Bota 2 March 2025, 16:44 Nga VNA

Lufta në Ukrainë/ Liderët europianë mbërrijnë në samitin e sigurisë në Londër

Ndaje në Whatsapp
Lufta në Ukrainë/ Liderët europianë mbërrijnë

Liderët europianë kanë mbërritur në Lancaster House në qendër të Londrës, ku kryeministri britanik Keir Starmer po pret një samit ndërkombëtar për sigurinë.

Mes personave që kanë mbërritur të parët janë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Polonisë Donald Tusk.

Menjëherë pas tyre mbërriti Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

U panë gjithashtu të mbërritur: Kryeministri suedez Ulf Kristersson, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store, ministri i jashtëm turk Hakan Fidan, kryeministri i Republikës Çeke Petr Fiala dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Më pas ishte edhe kryeministja daneze Mette Frederiksen, kryeministrin holandez Dick Schoof dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz duke bërë rrugën e tyre për në Lancaster House.

Të pranishmit përfshijnë gjithashtu presidentin e Finlandës Alexander Stubb, presidentin e përkohshëm të Rumanisë Ilie Bolojan dhe presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa.

I fundit që mbërriti ishte kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme