Bota 1 March 2025, 18:33 Nga VNA

Kryeministri britanik do të presë në takim Presidentin Zelensky

Ndaje në Whatsapp
Kryeministri britanik do të presë në takim Presidentin Zelensky

Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të pres të shtunën (sot) për një takim Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi Londra. Udhëheqësit evropianë pritet të mblidhen për një takim të nivelit të lartë në Londër të dielën, ku do të diskutohet mbi një plan paqeje për Ukrainën.

"Kryeministri dhe Presidenti Zelenskyy do të takohen këtë pasdite", tha një zëdhënës i zyrës së kryeministrit Starmer.

Takimi pason shkëmbimet e nxehta mes Presidentit ukrainas Zelenskyy dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë lidhur me luftën kundër Rusisë dhe me paralajmërimin e Presidentit amerikan se Shtetet e Bashkuara mund të tërheqin mbështetjen për Ukrainën.

Kryeministri Starmer zhvilloi biseda telefonike me Presidentët Trump dhe Zelenskyy të premten ndërsa shprehu "mbështetjen e tij të palëkundur" për Ukrainën, duke iu bashkuara deklaratave të ngjashme të mbështetjes për Presidentin Zelenskyy nga udhëheqës të tjerë evropianë, të cilët u zotuan të qëndrojnë përkrah Ukrainës./VOA

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme