Bota 29 December 2024, 09:11 Nga VNA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përfundon në spital

Ndaje në Whatsapp
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përfundon në spital

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në spital për të hequr prostatën, ka konfirmuar zyra e tij.

75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e një zmadhimi beninj të prostatës.

Netanyahu pritet të shkojë në spital të dielën për t’iu nënshtruar operacionit. Në fillim të këtij viti, ai u operua për një hernie dhe iu vendos një stimulues kardiak vitin e kaluar.

Në fillim të këtij muaji, Netanyahu u paraqit në gjyqin e tij për korrupsion të dyshuar

Këtë javë, prokurori i përgjithshëm i Izraelit urdhëroi policinë të hapë një hetim ndaj gruas së Netanyahut me dyshimin se ka ndikuar te kundërshtarët politikë dhe një dëshmitar në gjyqin për korrupsion.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme