Politika 11 February 2025, 13:03 Nga VNA

Kryeministri Edi Rama shkon në Bashkinë e Tiranës një ditë pas arrestimit të Veliajt, ja arsyeja

Ndaje në Whatsapp
Kryeministri Edi Rama shkon në Bashkinë e Tiranës një

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, hap ky që vjen pas arrestimit të djeshëm, të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kreu i qeverisë ka mbërritur në Bashki rreth 1 orë pas komunikimit të tij live me ndjekësit në rrjetet sociale ku foli për prangosjen e Veliajt.

VNA sjell pamjet e kryeministrit teksa del nga Bashkia e Tiranës i shoqëruar nga një prej nënkryetareve.

  ad7fceb7-edd0-4276-85e6-4b7838021342

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme