Kronika 22 August 2024, 19:48 Nga VNA

Kontejnerët me mbetje toksike, hetimet mund të shtrihen edhe në Kosovë

Ndaje në Whatsapp
Kontejnerët me mbetje toksike, hetimet mund të shtrihen edhe në

Hetimet për të zbuluar se si u transportuan 800 tonë mbetje toksike nga porti i Durrësit drejt Tajlandës dhe se nga ku janë marrë këto mbetje mund të shtrihen edhe në Kosovë. Ditën e djeshme Prokuroria e Durrësit e nisi procesin hetimor për kontrabandë të mallrave të ndaluara ose të kufizuara dhe shpërdorim detyre.

Një pjesë e mbetjeve dyshohet se janë marrë në Shqipëri dhe një pjesë në Kosovë. Kompania eksportuese e tyre është Sokolaj SHPK, e cila nuk iu përgjigj deri tani interesit për të sqaruar se për çfarë mbetjesh bëhet fjalë dhe ku i ka marrë ato.

Deri tani nuk është e qartë nëse në ngarkesën në fjalë ka materiale të tilla të blera nga Kurum, por kompania turke që operon në Shqipëri përjashton mundësinë që mbetjet e saj të jenë të rrezikshme. As për pjesën e ngarkesës prej 800 tonësh që dyshohet se vjen nga Kosova, nuk dihet ekzaktësisht përmbajtja apo origjina e saktë.

Dogana e Kosovës ditën e sotme reagoi për këtë skandal, duke sqaruar se eksportet e saj që vijnë ngë miniera e Trepçës nuk janë mbetje të rrezikshme.

Por zbardhja e plotë e kësaj çështjeje mund të bëhet pas ardhjen e ngarkesës në Shqipëri, pasi vetëm në këtë mënyrë do të zbulohet përmbajtja e këtyre materialeve, prejardhja dhe rrezikshmëria e tyre.

Kompanitë MAERSK dhe MSC me kontejnerët po kthehen drejt Shqipërisë në bashkëpunim me autoritetet tajlandeze.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme