Kronika 21 August 2024, 18:35 Nga VNA

Policia ekstradon një tjetër të shumëkërkuar nga Dubai

Ndaje në Whatsapp
Policia ekstradon një tjetër të shumëkërkuar nga Dubai

Policia e Shetetit ka ekstraduar një tjetër të shumëkërkuar nga Dubai. Bëhet fjalë për Arjan Malko, alias  Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla, i cili kërkohet nga autoritetet italiane.

Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale  urdhër “Arrest në burg” më 11 prill të këtij viti, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit realizon një tjetër operacion të suksesshëm për sjelljen në Shqipëri të personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet një tjetër operacion për sjelljen në Shqipëri të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht.

Sot më datën 21.08.2024, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”,  nga strukturat e specializuara dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale është realizuar operacioni policor për sjelljen nga Abu Dhabi në Shqipëri e shtetasit në kërkim ndërkombëtar; Arjan Malko, alias  Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla.

Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale  urdhër “Arrest në burg” më dt.11.04.2024, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme