Kronika 21 August 2024, 18:07 Nga VNA

Skandali me mbetjet toksike, Jim Puckett ngre dyshime: Qeveria shqiptare duhet të dinte se kush fshihen pas qindrave ton mbetje të rrezikshme

Ndaje në Whatsapp
Skandali me mbetjet toksike, Jim Puckett ngre dyshime: Qeveria shqiptare duhet

Drejtor Ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare që synon të luftojë mbetjet toksike, “Basel Action Network”, Jim Puckett në një intervistë për Syri TV ka ngritur alarmin se Shëqipëria po tranziton mbetje të rerzikshme, për të cilën autoritetet kanë dijeni, pasi ngarkesat dhe shkarkimet  në Portin e Durrësit survejohen nga kapiteneria.

Ai u shpreh se për këtë qeveria shqiptare duhet të hetojë se kush janë personat që fshihen pas qindrave ton mbetje. Ai më tej shprehet se qeveria ka përgjengjësi dhe të shikojë sa mbetje gjeneron Kurum dhe se ku i dërgon kjo kompani.

“Ajo që ka ndodhur është e paligjshme. Porti mban të dhëna të rregullta për çdo gjë që hyn e del. Kapiteneria duhet ta dijë nga ka ardhur, bëhet fjalë për mbi 800 ton në këto dy anije, pa llogaritur Kinën. Qeveria shqiptare duhet ta zgjidhë çështjen, duhet mësuar nga erdhën këto mbetje, si ishte ngarkuar. Qeveria ka përgjengjësi dhe të shikojë sa mbetje gjeneron Kurum, se ku e dërgon ajo. Nëse e çon në impiant apo mjedis tjetër. Duhet menaxhuar shumë mirë ku e presin vendet, s’mund ta hedhësh në landfill. Nuk duhet të kalojnë në vende pa dhënë pëlqimin paraprak këto vende. Dërgesat shkuan në Trieste nga Shqipëria, Maltë, Marok me pas, në Afrikën e Jugut, ndërkohë që qeveria ishte gati ta priste. Ishte port specifik por anija e çaktivizoi gps, dhe Afrika se ndaloi dot. Vazhdoi ta mbante të fikur gps, dhe ka shkuar në Singapor, as kjo s’ishte njoftuar. Linja Maersk s’ka marrë një njoftim të tillë, supozohet të jetë transport i paligjshëm. Kanë përgjegjësi qeveria shqiptare. Është ngarkesë e paligjshme” – tha Jim Puckett.

VNA ishte e para që përcolli skandalin mbetjet e rrezikshme dhe prej 5 ditësh ka informuar publikun për atë ç’ka fshihet në këtë skandal.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme