Kronika 20 August 2024, 22:24 Nga VNA

E rëndë, gjendet i vetëvarur në portën e manastirit një ish-efektiv i Policisë së Burgjeve në Finiq

Ndaje në Whatsapp
E rëndë, gjendet i vetëvarur në portën e manastirit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Finiq, pasi një ish-efektiv i Policisë së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e manastirit të fshatit Kostar. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga një qytetar, i cili po shkonte për të ndezur qiri në manastir.

Sipas banorit, ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur ai është përballur me trupin e pajete të 34-vjeçarit, i varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit.

Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja.

Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjeç banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve dhe ish-efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës.

Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme