Kronika 21 August 2024, 17:41 Nga VNA

Vetëdorëzohet Erjon Goxhara, oficeri që plagosi Lorenc Kostën pasi dyshonte se kishte lidhje të fsheht me bashkëshorten e tij

Ndaje në Whatsapp
Vetëdorëzohet Erjon Goxhara, oficeri që plagosi Lorenc

Është vetëdorëzuar oficeri i Policisë Erjon Goxhara, i cili qëlloi me 5 plumba Lorenc Kostën për shkak se dyshonte për lidhje jashtëmartesore me gruan e tij.

Policia njofton se 46-vjeçari ka dorëzuar edhe armën e shërbimit.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën "Tish Daija", sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.” – thuhet nëjoftimin e Policisë.

Goxhara një muaj më parë ishte përplasur fizikisht me bashkëshorten në një qender tregtare. Burime pranë policisë thanë se nga hetimet kanë mësuar se çifti ka patur përplasje të forta deri në dhunë të ndërsjellë fizike, por në asnjë rast nuk është raportuar zyrtarisht.

Gruaja e Goxharaj ishte njohur në vendin e punës me Kostën dhe kishte krijuar një lidhje. Pasi i ka vëzhguar për një kohë të gjatë, Goxharaj plagosi Kurtin ek “Komuna e Parisit” dhe u arratis. Goxharaj është nipi i gruas së Gramoz Rucit ish-kryeparlamentar dhe ish deputet i Partisë Socialiste.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme