Kronika 22 August 2024, 19:37 Nga VNA

Kompania Sokolaj bleu nga KURUM 2800 ton oksid hekuri. Çfarë janë dhe ku ndodhen 2000 ton të tjerë?

Ndaje në Whatsapp

Kompania eksportuese Sokolaj shpk e deklaroi ngarkesën ngarkesën e mbetjeve të rrezikshme në doganë si oksid hekuri. Kapitali publikon fotot e deklaratës doganore, sipas të cilës rezulton se kompania me seli në Durrës ka eksportuar 2 mijë e 800 tonë duke e deklaruar si oksid dhe hidrokside hekuri, pra një produkt të parrezikshëm.

Mbetjet janë prodhuar nga kompana Kurum. Dyshimet janë se kalimi i tyre është bërë i mundur falë korruptimit të strukturave të hetimit doganor në Tiranë dhe atyre të turnit në port, duke i konsideruar të gjithë kontenierët si oksid zinku, me një fletë analize të vetë subjektit Sokolaj shpk.

Duke vërejtur me kujdes deklaratat doganore vërehet dhe diçka tjetër. Sasia e eksportuar është 2800 ton. Ndërkohë që dihet vetëm vendndodhja e 800 ton që janë ngarkuar nga Maersk nga Durrësi drejt Tajlandës, të deklaruara si toksike nga BAN mbetet e paqartë vendndodhja e 2000 ton të tjera. Që kompania Sokolaj i ka blerë nga KURUM por që nuk dihet ende nëse janë në Shqipëri apo diku tjetër. Sasia e 2000 ton mund të jetë dhe oksid hekuri, edhe pse ne kartelën doganore shënohen me simbolin Zn (zink). Gjithsesi nisja e hetimeve ndoshta do ti japë përgjigje shumë pikëpyetjeve që ka ngritur ky skandal.

Lexo gjithashtu

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme