Kronika 21 August 2024, 19:42 Nga VNA

Plagosi të dashurin e gruas, polici Erion Goxhara flet pas vetëdorëzimit: Isha i rënduar psikologjikisht, jam penduar për ngjarjen

Ndaje në Whatsapp
Plagosi të dashurin e gruas, polici Erion Goxhara flet pas

Pasi plagosi dy dytë më parë Florenc Kostën, efektivi Erion Goxhara është vetëdorëzuar në polici.

Erion Goxhara pas dorëzimit ndodhet në kushte të rënduara psikologjike. Mësohet se në deklarimet paraprake ai ka thënë para kolegëve se është penduar për krimin e kryer dhe se plagosjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Autori po vijon të merret në pyetje nga grupi hetimor.

Shkak për ngjarjen u bë lidhja sentimentale që 45-vjeçari kishte me bashkëshorten e efektivit të policisë. Polici e qëlloi Kostën me 6 plumba në pjesën e gjymtyrëve duke e lënë të plagosur.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme