Sociale 20 November 2024, 23:06 Nga VNA

 “Kemi kaluar nga njëri ekstrem në tjetrin”, Mjeku psikiatër: Prindi sot kërcënon mësuesit. Familja rol të pazëvendësueshëm për fëmijën

Ndaje në Whatsapp
 “Kemi kaluar nga njëri ekstrem në tjetrin”, Mjeku

Mjeku psikiatër Neli Demi ka komentuar rastin e vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarit që iu mor jeta më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, nga bashkëmoshatari i tij.

Demi tha në studion e emisionit ‘Open’ se ka shumë faktorë që kanë ndikuar, ndërsa theksoi se familja ka rol të pazëvendësueshëm.

“Familja ka një rol të pazëvendësueshëm për fëmijën. Fëmija lind me një ego shumë të fortë, nuk do t’ia dijë për kufizimet. Që në momentet e para të fillimit të hapave të vogla të pavarësisë, apo fjalët e para që thotë, çfarë i përgjigjet këtyre përpjekjeve për pavarësi, përbën kushtet e mundshme të sjelljes.

Problemi duhet të trajtohet që në gjenezë. Shteti ka për detyrë të mbrojnë fëmijën edhe nga prindërit e tij. Kemi kaluar nga ekstremi në ekstrem. Kemi kaluar nga rasti kur prindi i kërkon mësueses rrihe fëmijën, te ajo që prindi kërcënon mësuesen”, tha Neli.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme