Rajoni 8 August 2026, 12:20 Nga VNA

Kaos në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK-së qëllon me vezë Albin Kurtin

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-08-08 at 12.53.49 PM.jpeg

Tensionet politike në Kosovë kanë përshkallëzuar në Kuvend, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka qëlluar me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, teksa ai po fliste në foltore.

Incidenti ndodhi në momentin kur Kurti po kërkonte sërish kohë shtesë për bisedime me partitë politike, me synim arritjen e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Pas incidentit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet e Kuvendit.

Seanca konstituive kishte nisur të enjten, por mbeti pa përfunduar pasi deputetët bënë betimin, ndërsa nuk u arrit zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Vendimi për shtyrjen e seancës është kundërshtuar nga PDK, LDK dhe Aleanca, të cilat e akuzojnë partinë në pushtet për shpërfillje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor. Opozita ka kërkuar që seanca të vijojë para mesnatës së së premtes.

Në përpjekje për të zhbllokuar situatën, Kurti i ka dërguar një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke i ofruar partisë së tij postin e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të qëndrimit të 22 deputetëve të PDK-së në sallë gjatë votimit për presidentin.

Kriza politike në Kosovë vijon prej afro dy vitesh, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme