Rajoni 6 August 2026, 14:28 Nga VNA

Konstituohet Kuvendi i Kosovës: Deputetët betohen, Kurti kërkon kohë për marrëveshje politike

Ndaje në Whatsapp

ujzujzujz.PNG

Kuvendi i Kosovës ka nisur këtë të enjte seancën konstituive, e cila ka filluar pak pas orës 10:00 në ambientet e Parlamentit.

Seanca po drejtohet nga deputeti më i moshuar, Avni Dehari, në përputhje me procedurat parlamentare për mbledhjen e parë të legjislaturës së re. Gjatë zhvillimit të saj, deputetët e rinj kanë kryer edhe betimin e detyrës.

Në tekstin e betimit, deputetët zotohen se do ta ushtrojnë mandatin me përgjegjësi dhe përkushtim, duke përfaqësuar qytetarët e Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, si dhe duke mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial dhe të drejtat e njeriut.

Pas betimit të deputetëve, seanca vijoi me diskutimet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi se nevojitet më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike me partitë e tjera. Për këtë arsye, LVV nuk paraqiti ende kandidaturën e saj për postin e kryetarit të Kuvendit.

Mungesa e një propozimi konkret ka sjellë ndërprerjen e seancës konstituive, ndërsa priten zhvillime të reja lidhur me marrëveshjet mes forcave politike për formimin e strukturave drejtuese të Kuvendit.

Opozita reagoi ashpër pas dështimit për të arritur një marrëveshje politike për funksionimin e institucioneve të reja, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po mban peng procesin institucional.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e cilësoi situatën si mungesë përgjegjësie nga ana e partisë fituese, ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi se kryeministri Albin Kurti po vepron sikur të jetë “mbi Kushtetutën dhe mbi vullnetin politik të qytetarëve”.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kundërshtuar pretendimet për një krizë kushtetuese, duke e konsideruar ngërçin aktual si një problem politik. Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se situata lidhet me përpjekjet e Vetëvendosjes për të ruajtur kontrollin mbi pushtetin.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje vijon të deklarojë se është në negociata të drejtpërdrejta me LDK-në dhe se po punon për të arritur një marrëveshje që do të shmangte rikthimin e vendit në zgjedhje të reja.

Seanca e radhës e Kuvendit është planifikuar për të premten, por deri tani nuk ka sinjale konkrete për një afrim të qëndrimeve mes partive politike.

Në rast se ngërçi vijon, Kosova mund të përballet sërish me një periudhë të zgjatur pa institucione funksionale, pasi vendi ka zhvilluar dy herë zgjedhje të parakohshme në një periudhë të shkurtër, pa arritur ende të krijojë një stabilitet të plotë institucional.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme