Rajoni 5 August 2026, 18:09 Nga VNA

Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin pa marrëveshje, mbetet i hapur skenari i zgjedhjeve të reja

Ndaje në Whatsapp
Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin pa marrëveshje, mbetet i hapur skenari

Takimi mes kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Dy liderët u takuan pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, por edhe ky raund bisedimesh nuk solli një dakordim për krijimin e shumicës qeverisëse. Pas përfundimit të takimit, Kurti u shpreh shkurt para mediave.

"Nuk kemi lajme, përderisa nuk kemi marrëveshje. Kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë", deklaroi ai.

Ky ishte takimi i dytë brenda dy ditësh mes Kurtit dhe Abdixhikut. Edhe bisedimet e zhvilluara një ditë më parë, të cilat zgjatën rreth tre orë, nuk prodhuan një marrëveshje politike për ndarjen e përgjegjësive dhe krijimin e institucioneve.

Megjithatë, të dyja palët kanë lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të negociatave. Kurti ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me LDK-në, duke e cilësuar atë si një mundësi për "progres të përshpejtuar", ndërsa Abdixhiku ka përsëritur se LDK kërkon një "balancë institucionale", ku asnjë forcë politike të mos kontrollojë të gjitha postet kryesore të shtetit.

Me mungesën e një marrëveshjeje edhe për çështje kyçe, përfshirë zgjedhjen e presidentit, mundësia e zgjedhjeve të reja vazhdon të mbetet në tryezë.

Ndërkohë, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është parashikuar të mbahet nesër, në orën 10:00.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme