Rajoni 4 August 2026, 22:10 Nga VNA

Tre orë bisedime, por asnjë dakordësi: Kurti paralajmëron rrezikun e zgjedhjeve të reja

Ndaje në Whatsapp
Tre orë bisedime, por asnjë dakordësi: Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherazi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, zhvilloi këtë të martë një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të reja.

Takimi zgjati rreth tre orë, por në përfundim të tij, Kurti deklaroi se palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje politike.

“Sa i përket takimit me LDK-në, lajm do të ishte po të kishim marrëveshje. Marrëveshje politike nuk kemi. Kemi nevojë për një marrëveshje politike që respekton rezultatin zgjedhor. Askush nuk i do zgjedhjet e reja, por nëse nuk kemi marrëveshje, fatkeqësisht ato mund të shkaktohen. Do të përpiqemi maksimalisht dhe do të vazhdojmë komunikimin”, u shpreh Kurti.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur forcat politike në Kosovë vijojnë negociatat për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të arrihet një konsensus apo vendi do t’i drejtohet zgjedhjeve të reja.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme