Politika 6 October 2024, 15:40 Nga VNA

“Kam vënë në dispozicion fytyrën, mendjen dhe kohën për PD”, Floriana Garo kërkon si shpërblim karrigen e deputetit në zgjedhjet e ardhshme

Ndaje në Whatsapp
“Kam vënë në dispozicion fytyrën, mendjen dhe

Floriana Garo do të jetë në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zonja Garo nuk e ka fshehur ambicien e saj për të siguruar një vend në Parlament.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha: “Jam futur në këtë parti për të shpalosur ambiciet e mia politike dhe për të parë se si është kjo fushë.” Ajo beson se ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë periudhë të vështirë për opozitën, duke vënë në dispozicion fytyrën, mendjen, eksperiencën dhe kohën e saj për Partinë Demokratike. Sipas saj, ky është një evolucion normal që po e çon drejt kandidaturës për Parlamentin.

Floriana Garo u bashkua me Partinë Demokratike gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 si zëdhënëse e fushatës së Lulzim Bashës. Më vonë, ajo u rreshtua me grupin e Sali Berishës dhe tashmë duket e qartë se do të ketë një vend të sigurt në listën e ardhshme. Modeli i saj, jo në kuptimin e profesionit si modele, është përzgjedhur nga kryetari Berisha për të përfaqësuar të rinjtë në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme