Bota 30 January 2025, 21:00 Nga VNA

Italia refuzon kërkesat për azil 43 emigrantëve në Gjadër

Ndaje në Whatsapp
Italia refuzon kërkesat për azil 43 emigrantëve në

Refuzohen kërkesat për azil të 43 emigrantëve që mbërritën në Shqipëri me përjashtim të njërit prej tyre. Lajmin e bën të ditur media italiane, Ansa e cila shkuan se emigrantët janë dëgjuar gjatë ditës së djeshme, por 43 prej tyre nuk përmbushin kërkesat e duhura për të marrë statusin e azilantit.

Megjithatë ata kanë 7 ditë kohë për të apeluar kundër refuzimit të kërkesës së tyre. Ndërkohë pritet që ditën e premte të jepet vendimi mbi konvalidimin apo jo të qëndrimit të tyre në kampin e Gjadrit.

Sipas delegacionit TAI, Tryeza e Azilit dhe Emigracionit, të gjitha kërkesat për azill janë të pabazuara, përvec njërës prej tyre, që do të ridëgjohet në procedurë të veçantë. Ky delegacion, sipas mediave italiane, është në ditën e tretë të monitorimit të qendrave italo-shqiptare.

Kujtojmë se dy ditë më parë në Shqipëri mbërriti grupi i tretë i emigrantëve. Nga 49 emigrantë, 5 prej tyre u rikthyen sërish në Itali.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme