Bota 30 January 2025, 19:23 Nga VNA

Hamasi liron tetë pengje të tjerë izraelitë

Ndaje në Whatsapp
Hamasi liron tetë pengje të tjerë izraelitë

Tetë pengje të tjerë të mbajtur nga Hamasi në Gaza janë liruar sot mes skenave kaotike si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.

Tre izraelitë dhe pesë shtetas tajlandezë iu dorëzuan Kryqit të Kuq nga Hamasi përpara se të transferoheshin te forcat izraelite dhe të dërgoheshin në Izrael, raporton BBC.

Ndërkohë që Izraelit pritet të lirojë sot 110 palestinezë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vendosur që 110 palestinezët do të lirohen pas “lirimit të sigurt” të pengjeve, pas lirimit të tyre kaotik në Gazë.

Ky është lirimi i tretë i pengjeve që kur hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit më herët gjatë këtij muaji.

Marrëveshja për armëpushim ka në qendër përfundimin e luftimeve, që nisën më 7 tetor 2023 mes Izraelit dhe Hamasit, dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi, por edhe qindra palestinezëve të burgosur në Izrael.

Sipas marrëveshjes, qindra mijëra palestinezë po ashtu janë kthyer në veri të Gazës në tre ditët e fundit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme