Sociale 14 June 2025, 16:48 Nga VNA

Iran–Izrael në luftë, çfarë po ndodh me shqiptarët në Tel Aviv?

Ndaje në Whatsapp
Iran–Izrael në luftë, çfarë po ndodh me

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar pas sulmeve iraniane në Izrael dhe ka dhënë detaje për shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në këtë territor.

Sipas njoftimit zyrtar, në Tel Aviv ndodhen pesë shqiptarë, nga të cilët tre kanë status turisti dhe dy janë me qëndrim të përkohshëm. Deri më tani nuk ka raportime për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit,” thuhet në deklaratë.

Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen atje, të cilët raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite.

Ministria gjithashtu njofton se për shkak të situatës së tensionuar, fluturimet janë ndërprerë, ndaj janë vendosur në dispozicion numra telefoni të emergjencës për qytetarët që mund të kenë nevojë të kontaktojnë Ambasadën Shqiptare.

Ministria apelon për kujdes maksimal dhe ndjekjen e udhëzimeve të dhëna nga autoritetet vendase dhe Ambasada, ndërkohë që garanton se do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë në Izrael.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme