Sociale 13 June 2025, 16:46 Nga VNA

Projekti për resort në Korçë shpallet investim strategjik, jepet 10 mijë m2 tokë me qira 1 euro

Ndaje në Whatsapp
Projekti për resort në Korçë shpallet investim strategjik,

Qeveria ka miratuar dhënien me qira të një sipërfaqeje prej 10,000 m² në qytetin e Korçës, për vetëm 1 euro, si mbështetje për një investim të shpallur strategjik nga kompania “Investment and Development Albania” sh.p.k. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe i botuar në Fletoren Zyrtare përfshin transferimin e pronës shtetërore në përdorim të kompanisë për realizimin e projektit “Green House Korça Resort”. Sipas dokumentacionit të paraqitur në vendim, prona ndodhet në zonën kadastrale nr. 8561, me numër pasurie 1/911, në pronësi shtet, dhe është pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike. Kontrata është lidhur me tarifën simbolike prej 1 euro për 20 vite, sipas praktikës që parashikon ligji “Për Investimet Strategjike, me qëllim tërheqjen e investimeve të mëdha në turizëm, infrastrukturë dhe sektorë të tjerë prioritarë. Projekti i quajtur “Green House Korça Resort” është miratuar më herët si “investim strategjik, procedurë e asistuar”, nëpërmjet vendimit nr. 29/4, datë 1.2.2023. Për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Green House Korça Resort” do të investohet në vlerën 18,106,741 (me TVSH dhe do të përfundojë brenda 30 muajve nga data e marrjes në dorëzim të objektit dhe nxjerrjeve të lejeve përkatëse për punimet. Sipas plan biznesit të paraqitur, ndërtimi i një hoteli luksoz me 5 yje, i cili do të jetë me 5 kate dhe do të ketë në total 94 dhoma. Investimi parashikohet të investohet në 3 faza. Qiramarrësi, sipas parashikimit për punësimin të shprehur në plan biznesin e paraqitur do të punësojë minimalisht 94 punonjës me përfundimin e investimit ku në fazën e parë parashikohen të punësohen 23 punonjës, në fazën e dytë 22 punonjës dhe në fazën e tretë 48 punonjës. Pavarësisht parashikimeve të realizimit si më sipër, monitorimi dhe përllogaritjet e afateve të realizimeve të punësimit të parashikuar, transferohen në kohë gjithmonë pas datës së lejeve përkatëse të nevojshme për punime, ngritjen e aktivitetit dhe vënien në jetë të tij. Monitorim

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme