Sociale 13 June 2025, 13:47 Nga VNA

Konfirmohet vatër murtaje në Devoll, dyshohet për 150 krerë të infektuar

Ndaje në Whatsapp
Konfirmohet vatër murtaje në Devoll, dyshohet për 150 krerë
Një vatër e murtajës është konfirmuar në një fermë familjare në fshatin Shuec, njësia administrative Devoll, ku një fermer ka rezultuar i prekur dhe dyshohet për rreth 150 krerë bagëti të infektuara. Deri më tani, 13 prej tyre kanë ngordhur, ndërsa pjesa tjetër është futur në karantinë. Sipas autoriteteve, shërbimi veterinar ka ndërhyrë menjëherë, duke marrë masat e nevojshme për izolimin e vatrës dhe trajtimin e rasteve të dyshuara. Po ashtu, janë vendosur kufizime në qarkullimin e bagëtive dhe është intensifikuar monitorimi i zonës për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. Përveç rastit në Devoll, një tjetër vatër murtaje është raportuar edhe në qarkun e Shkodrës, duke shtuar alarmin për përhapjen e kësaj sëmundjeje në disa zona të vendit.

Autoritetet veterinaro-shëndetësore u bëjnë thirrje fermerëve të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar dhe të shmangin lëvizjen e bagëtive deri në përfundim të hetimeve epidemiologjike.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme