Sociale 12 June 2025, 20:56 Nga VNA

Skendër Cena bëhet zyrtarisht personi më i moshuar në vend që merr diplomën e maturës

Ndaje në Whatsapp
Skendër Cena bëhet zyrtarisht personi më i moshuar në vend

Skendër Cena është zyrtarisht personi më i moshuar në vend që merr diplomën e maturës. Me 3 qershor ai iu nënshtrua sikurse qindra maturantë të tjerë testit të anglishtes dhe referuar të dhenave të bëra publike rezulton se ka marrë notën 6.88.

Cena u rikthye në Shkollën e Mesme Profesionale Kamëz për të përmbyllur provimet pasi më herët nuk kishte mundur të merrte notë kaluese në gjuhën e huaj. 74-vjeçari ja ka dalë tashmë dhe në shtator do të nisë Universitetin, pasi një universitet privat në vend i ka ofruar bursë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme