Sociale 14 June 2025, 11:05 Nga VNA

Edhe Parku i Liqenit pushtohet nga kioskat dhe tendat e koncerteve të DJ të njohur

Ndaje në Whatsapp

Në Tiranën e nxehtë të fundqershorit, çdo aktivitet sportiv apo artistik zhvillohet në të vetmin vend të pabetonuar: në parkun e liqenit artificial. Së fundmi, kioska, tenda dhe rrethime kanë pushtuar një nga të paktat vende të parkut ku mund të zhvillohen aktivitete sportive. Në të vetmin vend, në fakt, ku stërviten sportistë profesionistë dhe amatorë.

Arsyeja?

Koncerte që zgjasin disa ditë me DJ të njohur. Kaq ka mjaftuar që një pjesë e parkut të bllokohet dhe të shëmtohet. Sepse në Tiranën tonë çdo aktivitet zhvillohet në qendër.

Garat me makina, ato me motorra apo me biçikleta. Koncerte dhe mitingje fushatash. Sepse qendra dhe parku janë të vetmet vende ku propaganda arrin të depërtojë në mendjet e qytetarëve. Me muzikë, art apo politikë. Siç zgjedhin vetë ata që menaxhojnë, për fat të keq, këtë qytet.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme