Politika 30 January 2025, 12:31 Nga VNA

Incident në ceremoninsë e Kryepeshkopit Anastas/ Berisha thyen protokollin

Ndaje në Whatsapp
Incident në ceremoninsë e Kryepeshkopit Anastas/ Berisha thyen

Një incident ka shoqëruar nisjen e ceremonisë fetare në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit” në Tiranë, ku po zhvillohej ceremonia e përcjelljes së Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas. Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka mbërritur i pari në ceremoni, ka lëvizur letrat e protokollit të vendosura në karrige dhe është ulur në qendër të rreshtit, një vend i rezervuar për personalitete të huaja dhe trupin diplomatik, përfshirë edhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Mesa duket Berisha ka dashur të takohet me diplomatët dhe kryeministrin grek gjë që ka shkaktuar kaos ne protokoll.

Organizatorët janë përpjekur të menaxhojnë situatën pa e bërë të dukshme për të pranishmit, por incidenti ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme