Politika 29 January 2025, 16:50 Nga VNA

Olsi Komici në krye të AKU, si po “shpërblehen” komisionerët e vettingut

Ndaje në Whatsapp
Olsi Komici në krye të AKU, si po “shpërblehen”

Pas dorëheqjes së Edmond Rrushit nga drejtimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), në krye të këtij institucioni është emëruar Olsi Komici.

Komici ka qenë më parë komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), organi që zhvilloi procesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Pas përfundimit të mandatit, 12 komisionerët nuk arritën të sigurojnë një pozicion brenda sistemit të drejtësisë, pavarësisht përpjekjeve të tyre. Kjo ka ngritur dyshime se qeveria po i "shpërblen" me detyra të tjera, duke i emëruar në krye të institucioneve të ndryshme.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme