Politika 29 January 2025, 14:28 Nga VNA

Murrizi e akuzon për lidhje me Sorosin, Lapaj e akuzon për lejen minerare në Skrapar

Ndaje në Whatsapp
Murrizi e akuzon për lidhje me Sorosin, Lapaj e akuzon për lejen

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ndaj akuzave të ish-deputetit Myslym Murrizi, i cili e akuzoi atë si njeri të përdorur nga George Soros para zgjedhjeve të 11 majit. Lapaj i ka drejtuar disa pyetje Murrizit lidhur me një leje minerare për aktivitet minerar në fshatin Zogas, Bashkia Skrapar, duke pohuar se deputeti Murrizi ka përfituar një leje nga qeveria Rama.

Lapaj e akuzon Murrizin për përfitime nga qeveria dhe për faktin që, si opozitar, ai ka marrë një leje minerare në kundërshtim me qytetarët e thjeshtë. Ai shton se leja minerare për të nxjerrë gurë në Zogas ende nuk është miratuar, pavarësisht se ai ka paguar të gjitha detyrimet ligjore.

Në kundërpërgjigje, Murrizi i ka drejtuar një replike të ashpër Lapajt, duke e akuzuar për lidhje me Sorosin dhe duke theksuar se nuk ka turp të bëjë biznes dhe të jetë i pasur, por ka turp të jetë hajdut dhe mashtrues. Ai mohon akuzat e Lapajt, duke theksuar se ka 25 vjet që merret me punët e tij dhe se nuk është pjesë e korrupsionit politik.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme