Politika 29 January 2025, 14:07 Nga VNA

Shqipëria njeh ligjërisht vetëm dy gjini/ Berisha paralajmëron se me ardhjen në pushtet do të miratojë këtë ligj ekzistues

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria njeh ligjërisht vetëm dy gjini/ Berisha

PD ka përgatitur një projektligj sipas të cilit, sapo të vijë në pushtet, do të njihen vetëm dy gjini: mashkull dhe femër.

Sali Berisha deklaroi sot se ky do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së re të PD-së. Në fakt, në Shqipëri nuk ekziston asnjë ligj që njeh gjini të tretë përveç mashkull dhe femër, ndaj mbetet e paqartë përse është i nevojshëm një ligj i ri në këto kushte.

Këto deklarata Berisha i bëri në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ku, të paktën publikisht, nuk u fol as për organizimin e primareve dhe as për garën e brendshme, kaq të rëndësishme tre muaj para zgjedhjeve.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme