Politika 29 January 2025, 14:00 Nga VNA

PS dhe PD bien dakort/ Kërkohet ndërprerja e procesit për zgjedhjen e drejtorit të RTSH

Ndaje në Whatsapp
PS dhe PD bien dakort/ Kërkohet ndërprerja e procesit për

Komisioni i Medias i ka kërkuar Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) të ndërpresë procesin e zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm, pas vendimit për skualifikimin e tre nga pesë kandidatët.

Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, ka paralajmëruar se nëse ky kërkesë nuk merret parasysh, Partia Demokratike do të kërkojë shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues.

“Ky nuk është kërcënim, është paralajmërim. Çdo shkelje e ligjit ka një pasojë,” deklaroi Zhupa.

Nga ana tjetër, anëtarja e komisionit, Evis Kushi, tha se mazhoranca është e gatshme të ndërmarrë çdo hap të lejuar nga ligji për të garantuar një garë të hapur për këtë pozicion.

Procesi për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH ka qenë i debatueshëm, me akuza për mungesë transparence dhe shkelje të kritereve ligjore.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme