Kronika 18 November 2024, 10:22 Nga VNA

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 20-vjeçari

Ndaje në Whatsapp

Një aksident ka ndodhur herët në mëngjes në aksin Durrës-Tiranë, ku një 20-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga në zonën e Sukthit. Si pasojë e përplasjes i riu ka humbur jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme