Kronika 17 November 2024, 12:48 Nga VNA

Banorët e Porto Romanos protestojnë kundër vendosjes së kontejnerëve me mbetje të rrezikshme

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Porto Romanos protestojnë kundër vendosjes së

Banorët e Porto Romanos kanë dalë në protestë dhe kundërshtojnë vendosjen e kontejnerëve të ngarkuar me mbetje të rrezikshme të kompanisë Kurum që u kthyen mbrapsht nga Tajlanda. Banorët thonë se vendosja e kontejnerëve përbën rrezik për jetën e tyre. Madje ata shkojnë dhe më tej kur shprehen se “mund ti asgjësojnë në zonë” dhe kjo do të ishte shumë shqetësuese.

“Kemi 30 vjet që jetojmë këtu, është një zonë e ndotur, kemi pasur probleme me mbeturinat, kanë vdekur njerëzit nga tymrat që krijoheshin nga djegia e mbeturinave. Kemi frikë për jetën, kanë vdekur njerëz nga papastërtitë, nga plehrat, nga mbeturinat që digjeshin” - tha një prej banorëve.

Në Porto Romano u vendosën 102 kontejnerët me mbetje të dyshuara të rrezikshme që u eksportuan nga kompania Sokolaj shpk drejt Tajlandës pa marrë miratimin e shtetit pritës.

Mbetjet nuk u pranuan dhe u kthyen mbrapsht. Prokuroria ka nisur një hetim, por ende pa rezultate. Për momentin pritet marrja e kampionëve dhe bërja e analizave të mbetjeve brenda kontejnerëve.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme