Sociale 7 July 2024, 19:37 Nga VNA

Helmim masiv në Bulqizë, 23 të shtruar në spital

Ndaje në Whatsapp
Helmim masiv në Bulqizë, 23 të shtruar në spital

23 banorë në Bulqizë janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Policia përmes një njoftimi ka bërë me dije se disa banorë kanë paraqitur shenja helmimi, por nuk sqaron shkakun.

Dyshimet e para janë përzierja e ujërave të zeza me ujin e pijshëm.

Njoftimi i plotë:

Bulqizë/informacion paraprak. Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.

Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit. Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme