Sociale 3 July 2024, 13:29 Nga VNA

Botuesi i Ismail Kadaresë: Ambulanca pa impiantet e nevojshme mezi hapi rrugën për të shkuar në spital

Ndaje në Whatsapp
Botuesi i Ismail Kadaresë: Ambulanca pa impiantet e nevojshme mezi hapi

Botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri, në një prononcim për mediat nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, ku po mbahen homazhet për shkrimtarin, tregon se Kadaresë nuk iu dha ndihma e parë siç duhet. Ai tha sot se ishte një ambulancë e thjeshtë që e mori, pa ndonjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.

Sipas tij, ambulanca mezi hapi rrugën për të shkuar në spital, duke thënë se kjo është alarmante, jo vetëm për Kadarenë, por për çdo qytetar që përballet me një situatë të tillë.

“Ka 5 vite që rrinte në Shqipëri, ishte një moment dramatik kur më lajmëruar që duhet të shkoja se diçka kishte ndodhur, Kur e posh të shtrirë në atë korridor që e kisha parë shumë herë në këmbë, e morëm në ashensor, ishte si i ngrirë. Ikëm në një ambulancë të thjeshtë dhe me zor kemi çarë rrugët e Tiranës derisa mbërritëm në urgjencë, mjekët u mblodhën gjersa heshti gjithçka” – tha Hudhri.

Kjo pjesë duket se ka kaluar pa shumë vëmendje edhe pse bëhet fjalë për një figurë të nderuar të kombit që sot të gjithë rendin ti bëjnë nderimet.

Ndërkohë që për shërbimi shëndetësor ata që mbajnë përgjegjësi kujdesen ti shtojnë numrin e shtëpive muze.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme