Sociale 1 July 2024, 18:47 Nga VNA

Qeveria kërkon 75 milionë euro borxh për të pastruar mjedisin, pa treguar se si është gjendja

Ndaje në Whatsapp
Qeveria kërkon 75 milionë euro borxh për të pastruar

Qeveria i ka kërkuar Parlamentit që të miratojë një borxh prej 75.5 milionë euro me justifikimin e pastrimit të burimeve natyrore dhe pastrimin e bregdetit, ose thënë më thjesht për të patur një mjedis më të pastër.

Por mazhoranca nuk ka paraqitur në Kuvend një analizë të plotë se deri ku është ndotja e lumenjve apo bregdetit. Për këtë deputetët e opozitës kanë kërkuar në Komisionin për Çështjet Europiane një pasqyrë të plotë të situatës se çfarë ka ndodhur me resurset e brendëshme, pse nuk mjafton buxheti shtetit për ta bërë këtë, apo ku kanë dështuar bashkitë që të krijojnë kushte për të mos ndotur Komanin, Vjosën apo Ishmin.

Kjo kërkesë për hua rrëzon propagandën e qeveritarëve të cilët shpeshherë shpërndajnë video në facebook duke u krenuar se Shqipëria sot është më e pastër. Ose në të kundërt, është një metodë tjetër për për të zhvatur edhe ca para për xhepat e tyre, duke i shtuar dhe një borxh tjetër shqiptarëve prej 75 milionë eurosh.

Ndërkohë në emër të pastrimit të mjedisit në Shqipëri jepen miliona euro me tendera dhe inceneratorë fantazëm, ndërsa Shqipëria vazhdon të jetë e ndotur.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme