Sociale 29 June 2024, 12:48 Nga VNA

Degradimi i debatit mes avokates Enida Bozheku dhe inxhinierit Arben Meçe - një rast i përsëritur i pasqyrimit të debatit publik në Shqipëri!

Ndaje në Whatsapp
Degradimi i debatit mes avokates Enida Bozheku dhe inxhinierit Arben Meçe

Degradimi i debatit mes avokates Enida Bozheku dhe inxhinierit Arben Meçe - një rast i përsëritur i pasqyrimit të debatit publik në Shqipëri!

Ndërsa kanë qenë duke debatuar për skandalin tek Spitali Onkologjik dhe përgjegjësinë e mjekëve, fyerjet kanë precipituar deri në momentin kur Arben Meçe ka etiketuar Bozhekun si “prostitutë”.

Ky fjalor denigrues, transmetuar live nga ABC News është një tjetër skandal në vazhdën e banaliteteve, shfaqjeve seksuale dhe fyerjeve publike në TV shqiptare.

AMA duhet të reagojë urgjent lidhur me këtë shfaqje të shëmtuar në një kohë kur para TV kanë qenë dhe fëmijë. Por a mjafton kjo? A mundet që drejtuesi i emisionit, vetë televizionet dhe gazetarët në studio ta lejojnë këtë spektakël të shëmtuar duke mos mbajtur qëndrim. Ose së paku të mbyllin transmetimin?

Mesa duket nevoja për klikime është më e fortë se etika. Dhe këtë problem nuk e zgjidh dot me polici dhe rregulla, por vetëm me profesionalizëm. Që për fat të keq mungon dhe nga ata që e quajnë veten profesionistë!

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme